Sport

Piatek te Barcelona, Milani me 28 mln euro arrin tek anësori i Interit!

Merkato spektakolare këtë janar, kur zakonisht ka vetëm huazime dhe jo transferime të bujshme
Featured image of article: Piatek te Barcelona, Milani me 28 mln euro arrin tek anësori i Interit! Krzysztof Piątek

Skenaret e merkatos po ndryshojnë ditë pas dite. Një gjë dihet me siguri: ky janar do të jetë i nxehtë!

Mediat italiane raportojnë se Milani mund të shesë sulmuesin Krzysztof Piatek, sepse nuk beson më se ai do të rikthehet në formën e sezonit të kaluar. Objektivi i kuqezinjve është anësori i Interit, Matteo Politano.

Zlatan Ibrahimovic mjafton për sulmin e “Djallit” dhe pikërisht kjo situatë duket se favorizon Barcelonën. Sky Italia raporton se ​​Milani do të lejojë Piatekun të largohet këtë muaj, nëse bëhet fjalë për shitje dhe jo huazim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Barcelona, me dëmtimin e Luis Suarezit për 4 muaj, e ka të nevojshme transferimin e një lojtari si Piatek. Katalanasit duhet të paguajnë 28 mln euro për kartonin e polakut dhe Milani kurrsesi nuk do të ishte kundër.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment