Sport

Super Juventusi “shemb” Romën dhe shkon +2 pikë nga Interi

12 Janar 2020, 21:48 Nga DOSJA
Super Juventusi “shemb” Romën dhe shkon +2 pikë nga Interi

Juventusit i kanë mjaftuar golat e Demiralit dhe Ronaldos për të mposhtur 2-1 Romën në një ndeshje super delikate të kampionatit italian.

Ky takim i pati të gjitha: tre gola, shumë ritëm, sulme, por edhe dëmtime. Bardhezinjtë i shënuan golat e triumfit brenda 10 minutave të para të lojës, kur Demiral provoi me këmbë pas një krosi me goditje dënimi nga e majta, ndërsa Ronaldo me penallti.

Portugezi tashmë u ka shënuar të gjitha skuadrave me të cilat është përballur. Ai nuk ndalet dhe kjo u pa me mënyrën se si u soll gjatë ndeshjes në fushën e lojës.

Golin që ngushtoi disavantazhin për Romën e shënoi Perotti në pjesën e dytë. Ashtu si CR7, edhe ai shënoi me penallti, por rrjeta që ai kapi nuk e ndryshoi rrjedhën e lojës. Me këtë fitore, Juventusi ka 2 pikë më shumë se Interi ndjekës.

Dëmtimet – Lajmi më i keq i mbrëmjes ishte dëmtimi i mesfushorit të Romës, Zaniolo. Pas gjysmë ore lojë, italiani u detyrua të linte fushën. Ai bëri një aksion të përkryer individual, duke dribluar disa lojtarë kundërshtarë, por duke u përpjekur për të hyrë në zonën juventine u dëmtua në gju dhe mendohet se ka një gjë mjaft serioze.

Gjatë ndeshjes u dëmtua edhe Demiral, mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër”. Ai u zëvendësua nga holandezi De Ligt.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventus roma zaniolo juventus roma zaniolo

Sondazh

Poll