Sport

Neymar acarohet me gazetarin: Si ishim keq, kur bëmë 3 gola?!

13 Janar 2020, 16:11 Nga DOSJA
Neymar acarohet me gazetarin: Si ishim keq, kur bëmë 3 gola?!

Kur është në formë, Neymar mund të nxjerrë edhe tym nga goja.

Sulmuesi brazilian dje shënoi dy gola dhe asistoi të tretin në ndeshjen e mbyllur 3-3 kundër Monacos. Trajneri Tomas Tuchel luajti me katër sulmues, Di Marian, Neymar, Mbappe dhe Icardin. Si të mos shënoheshin minimumi 3 gola?

Problemi i parisienëve, megjithatë, është mungesa e ekuilibrit, ngaqë mesfusha shfaqi probleme. Sidoqoftë, Neymar mendon se të katër sulmuesit funksionojnë mirë dhe nuk do t’ia dijë për kritikat e gazetarëve.

“Mendoj se funksionojmë mirë si katërshe. Merremi vesh mirë dhe jemi lojtarë me cilësi fantastike. Shënuam tre gola, kurse ju thoni se nuk ishim mirë. Kjo është e gabuar. Prandaj kjo është përgjigja që po të jap, kështu që…”, u shpreh braziliani me ironi.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gazetari neymar psg gazetari neymar psg

Sondazh

Poll