Sport

Juventus, Sarri: Dybala nervoz, kur u zëvendësua? Nuk më intereson fare

13 Janar 2020, 12:40 Nga DOSJA
Juventus, Sarri: Dybala nervoz, kur u zëvendësua? Nuk më

“Jemi të lumtur për tre pikët në një fushë shumë të vështirë duke bërë një paraqitje të mirë, por duhet ta menaxhojmë më mirë rezultatin.”

Është ky komenti i teknikut të Juventus Maurizio Sarri pas fitores në Olimpico kundër Romës, që vlen për titullin e dimrit. “Kemi bërë mirë për 60 minuta, ishte e paevitueshme të vuanim në Romë, kundër një skuadre të mirë si verdhekuqtë. Një tjetër performancë e mirë nga Ramsey dhe Rabiot.

Një fakt i analizuar nga Sarri, i cili konfirmon kënaqësinë e rritjes së dy lojtarëve: “Ata po bëjnë mirë deri më tani, po rriten. Unë jam i lumtur dhe mendoj se kanë mundësi të bëjnë më shumë. Ramsey ka shënuar gjithmonë gola, ka pasur probleme fizike, gjë që nuk e kanë lejuar të stërvitet shumë”.

Në fund, trajneri i Juventus foli edhe për Dybala-n dhe nuk e  fshehu pakënaqësinë e tij në momentin e zëvendësimit, megjithatë Sarri nuk shqetësohet aspak nga kjo gjë: “Dybala nervoz, kur doli? Nuk më intereson fare, nëse nervozohet dhe përgjigjet në fushë, për mua është në rregull. Është krejtësisht normale. Nuk kam parë kurrë një lojtar të zëvendësohet e të jetë i kënaqur “.

(E.Ç;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventus maurizio sarri paolo dybala juventus maurizio sarri paolo dybala

Sondazh

Poll