Sport

“Erdogan m’i mori të gjitha, tani punoj si taksist”, rrëfimi prekës i ish-lojtarit të Turqisë

13 Janar 2020, 16:20 Nga DOSJA
“Erdogan m’i mori të gjitha, tani punoj si taksist”,

TURQI– Nga hero në zero! Kështu mund të përkufizohet jeta e ish-lojtarit të Kombëtares së Turqisë Hakan Sukur. Në vitet 2000 lojtari ishte në kulmin e tij dhe ishte një yll në futbollin turk. Madje lojtarin e konsideruan një hero, tani gjerat kanë ndryshuar, në vendin e tij ai është shpallur “non grata” pasi vitin 2011 ai iu bashkua partisë AKP. Tashmë ish-kapiteni i kombëtares turke ndodhet në Washington, ku ka filluar një punë të re.

Sot, në moshën 48-vjeçare, ish-futbollisti prej disa vitesh është zhvendosur në Amerikë për shkak të një konflikti me presidentin e shtetit Recep Tayyip Erdogan, i cili e ka konsideruar si armik të shtetit.Së fundmi, Shukur ka treguar për jetën e tij në SHBA dhe fatkeqësitë që i kanë ardhur si pasojë e konfliktit me Erdogan. “Kam filluar tani të punoj, bëj taksistin në Washington. Nuk më ka mbetur më asgjë, Erdogan mi mori të gjitha. Të drejtën time për liri, të shprehjes dhe të punës. Biznesi i gruas sime u shkatërrua nga vandalët, fëmijët e mi bezdiseshin në rrugë. Kam marrë kërcënime pas intervistës që dhashë. Kur u largova në vitin 2015, burgosën babain tim dhe konfiskuan pasurinë time.

Prindërit e mi janë të sëmurë me kancer dhe nuk mund të kthehem e t’i takoj. Grushti i Shtetit? Askush nuk ka qenë në gjendje të shpjegonte çfarë roli kisha unë. Kam bërë vetëm gjëra në përputhje me ligjin, nuk jam një terrorist apo tradhtar. Adhuroj flamurin dhe vendin tim”, kujtojmë që Sukur dhe Erdogan kanë pasur një miqësi të ngushtë, pasi në dasmën e ish-lojtarit, në foto, është Hakan Sukur dhe pranë tij, janë dy “dëshmitarë”, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan dhe kleriku Fethullah Gulen

E.Ç. Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport hakan sukur recep tayyip erdoğan hakan sukur recep tayyip erdoğan

Sondazh

Poll