Sport

Aguero vazhdon të thyejë rekorde, por Guardiola adhuron Messin

13 Janar 2020, 11:57 Nga DOSJA
Aguero vazhdon të thyejë rekorde, por Guardiola adhuron Messin

Të parin kaloi Thiery Henry, duke u bërë lojtari i huaj me më shumë gola në Premier Ligë.

Kun Aguero ka 177 rrjeta, ndaj 175 të francezit legjendar, ndërsa ndaj Aston Vilës kaloi edhe një rekord të Alan Shearer, duke pasur 12 tregolësha, më shumë se gjithë të tjerët në historinë e Premier Ligës.

Me 177 goditje të sakta në portë, Aguero është baraz me Frank Lampard, si golshënuesi i katërt më i mirë në historinë e kampionatit anglez, në formatin e ri, ndërsa synimi është që të arrijë rekordin e Alan Shearer.

Ish-sulmuesi i Newcastle ka 260 rrjeta në 441 ndeshje, ndërsa më përpara sulmuesi i Citiy-t duhet të arrijë Andy Cole me 187 gola në 414 ndeshje.Ai vetë ka rendimentin më të mirë, pasi 177 golat janë shënuar në 255 ndeshje.

Gjithsesi, këto rekorde dhe këto arritje të Agueros nuk e kanë bërë Pep Guardiolën që të ndryshojë mendim. Trajneri i City-t thotë se Lionel Mesi është “më i miri numër 10, numër 9, numër 8 apo numër 7 në botë, më i miri lojtar me të cilin ka punuar”.

(E.K./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport pep guardiola premier league sergio aguero pep guardiola premier league sergio aguero

Sondazh

Poll