Sport

Kur Ibrahimovic kapte për fyti mbrojtësin Kjaer, sot janë shokë skuadre

13 Janar 2020, 16:24 Nga DOSJA
Kur Ibrahimovic kapte për fyti mbrojtësin Kjaer, sot janë

Zlatan Ibrahimovic dhe Simone Kjaer janë dy nga tre afrimet e Milanit këtë merkato janari. Askush nuk e priste, por këto janë zyrtarizime tashmë.

Interesant është fakti se mbrojtësi i huazuar nga Sevilla dhe suedezi nuk është se shkojnë mirë bashkë. Nëse e mbani mend, ata janë përfshirë në një zënkë të fortë në vitin 2016.

Ishte ndeshja e Europa League, Manchester United – Fenerbahce, ku Zlatan u kacafyt me danezin pas një kontakti që nuk iu duk shumë sportiv. Pas shkëmbimit të fjalëve, sulmuesi e kapi për qafe Kjaerin.

E gjitha kjo ngjarje e rëndë ndodhi pranë trajnerit José Mourinho, kur ky i fundit punonte si trajner i “Djajve të kuq”. Dy lojtarët u qetësuan më vonë, por edhe pas ndeshjes pati ironi mes tyre.

Si do të sillen te Milani dy “gjelat” e skuadrës? Kjo mbetet për t’u parë.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport europa league ibrahimovic kjaer europa league ibrahimovic kjaer

Sondazh

Poll