Sport

Keidi Bare aset i çmuar i Malagës, klubi andaluzian refuzon ofertën e një tjetër skuadre spanjolle për 1.5 mln

13 Janar 2020, 14:09 Nga DOSJA
Keidi Bare aset i çmuar i Malagës, klubi andaluzian refuzon

TIRANË– Rayo Vallecano skuadër që militon në Segunda Division të Spanjës po kërkon një zëvendësues të Santi Comesaña. Pasi e morën vesh që lojtari ka mbyllur sezon, klubi është vënë në kërkim të një zëvendësuesi.

Keidi Bare është profili ideal për skuadrën nga Madridi. Vallecano kishte ofruar 500 mijë euro para pak ditësh për të transferuar mesfushorin shqiptar. Ekipi në La Liga 2 kërkoi që të përfitonte nga kriza ekonomike e Malagas për t’i marrë një nga më të mirët që ka në skuadër.

Përgjigja ka qenë menjëherë negative, ndërsa Vallecano nuk është ndalur me kaq pasi e ka trefishuar ofertën në 1.5 milionë euro, por sërish ekipi andaluzian e ka refuzuar ofertën për mesfushorin shqiptar.

 

Plani i klubit është të forcojë skuadrën, jo ta dobësojë atë,” tha drejtori i Malaga-s Richard Shaheen të Premten e kaluar.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport keidi bare la liga 2 rayo vallecano s keidi bare la liga 2 rayo vallecano s

Sondazh

Poll