Politike

"Lëreni bufin me gjithë kënetë në fatin e vet", Rama: Në 11 maj fokusohuni te flamuri europian dhe shqiptar

Ai theksoi se më 11 majit shqiptarët nuk duhet të votojnë për flamujt e partive por për flamurin e vendit dhe Bashkimit Evropian.

11 Mars 2025, 09:52 Nga N.F
"Lëreni bufin me gjithë kënetë në fatin e
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama fjalën e tij online në në rubrikën "Sy m’sy" e mbylli duke ironizuar opozitën të cilën e cilësoi si këneta. Rama theksoi se duhet shfrytëzuar momenti për anëtarësimin e BE-së për të lënë pas “kënetën dhe bufin e saj” në fatin e tyre. Ai theksoi se më 11 majit shqiptarët nuk duhet të votojnë për flamujt e partive por për flamurin e vendit dhe Bashkimit Evropian.

“Lëreni bufin me gjithë kënetë me fatin e vetë, fokusohuni te flamuri europian dhe ai shqiptar, votoni për ata dy flamuj më 11 maj dhe për të votuar ata dy ka vetëm një destinacion, votimi i PS. PS është një mjet, këneta është qëllim, qëllimi ynë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Rama nuk e mbylli lidhjen live pa iu përgjigjur një tjetër komentuesi i cili i kujtoi arrestimet e zyrtarëve socialiste. Me këtë rast Rama ironizoi Lulzim Bashën duke i thënë ndjekësit se ai i ka bërë të gjithë gjysmakë në aritmetikë.

“Në Europë futesh ekzaktësisht edhe për këtë që po bëhet tani, për këto që futen në burg. Lërini këto histori bajate, ju ka bërë Luli të gjithëve gjysmakë në aritmetikë dhe nuk dini se ku keni kokën. Qëllimi është anëtarësimi në BE sot, sepse nesër mund të na mbyllin derën. Kjo është historike, lëri këto, e solli PS me mua në krye, nuk e solli Zoti, Amerika apo Europa, e sollëm ne besimin në Shqipëri dhe Zotin te shqiptarët bashkë me to. Kaq për sot, sepse kam programin këtu, ca bëjnë bambam-bumbum, mirupafshim!” përfundoi Rama.

edi rama

Sondazh

Poll