Sport

Dramë për Barcelonën! Kërkon yllin e PSG-së, por shtanget nga kërkesa e parisienëve

12 Janar 2020, 18:54 Nga DOSJA
Dramë për Barcelonën! Kërkon yllin e PSG-së, por

Barcelona sot mori lajmin që Luis Suarez do të mungojë për 4 muaj pas operacionit në gju. Një lojtar i klasit të lartë si uruguaini nuk zëvendësohet lehtë, kështu që katalanasit po kërkojnë një sulmues të nivelit më të mirë të mundshëm.

Sipas mediave spanjolle, synimi i Barcelonës është një sulmues veteran jashtë La Ligës. Bëhet fjalë për Edinson Cavanin, i cili po luan sezonin e tij të fundit në Paris te PSG.

Meqë katalanasit po vuajnë për një sulmues qendre, sepse as Messi, as Griezmann, nuk luajnë si sulmues të parë, PSG ka një kërkesë të çmendur: do 30 milionë euro.

Në Paris nuk duan t’ia dinë se kanë një 32-vjeçar në fundin e kontratës. Barcelona vështirë se do të hidhet në sulm për ish-lojtarin e Napolit për këtë shifër.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona psg sport barcelona psg sport

Sondazh

Poll