Sport

Real-Atletico, “luten” në qytetin e shenjtë për një trofe, Jeddah hap dyert për derbin

12 Janar 2020, 11:22 Nga DOSJA
Real-Atletico, “luten” në qytetin e shenjtë për

SPANJË- Superkupa e Spanjës ka pasur këtë sezon një format ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim vazhdimisht. Në finale nuk kanë shkuar fituesi i titullit kampion dhe fituesi i Kupës, por në fakt dy skuadra që nuk kanë fituar asgjë, respektivisht Real Madridi dhe Atletiko Madrid.

Superkupa është zhvilluar me dy gjysmëfinale dhe me një finale. Real Madridi ka mundur Valencian që është fituese e Kupës në fuqi duke kaluar në finale, teksa nga ana tjetër Atletiko eliminoi kampionët e Barcelonës duke sfiduar tashmë Real Madridin.

Për herë të parë, kjo finale luhet në Arabinë Saudite teksa në Marok dhe në Spanjë është zhvilluar herë të tjera. 42-vjeçari Luis Rubiales, presidenti i Federatës siguroi një marrëveshje tepër të majme, me plot 120 milionë euro për tre vjet me vendin saudit. Këto klube do të ndeshen për herë të dytë në këtë sezon, me sfidën e parë në “Wanda Metropolitano” në fundin e muajit shtator që përfundoi me rrjeta të paprekura.

Reali që ka patur një ditë më tepër pushim në dispozicion, po mbush vërtet afërsisht tre muaj pa humbje, 10 fitore dhe 5 barazime në të gjithë kompeticionet, por ekipi “merengues” megjithatë ia ka dalë të fitojë vetëm 1 nga 8 përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy klubeve në të gjithë kompeticionet.

Takimi do të luhet në orën 19:00 dhe i është besuar 36-vjeçarit Sanchez Martinez.

E.Ç;E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atletiko luis rubiales superkupa atletiko luis rubiales superkupa

Sondazh

Poll