Sport

Premier League prodhon 10 gola në dy ndeshje, Aguero në histori!

12 Janar 2020, 18:34 Nga DOSJA
Premier League prodhon 10 gola në dy ndeshje, Aguero në histori!

Kur thua Premier League, ke thënë gola dhe spektakël. Watford dhe City sot bënë show për tifozët duke fituar ndeshjet respektive përballë Bournemouth dhe Aston Villa-s.

“Grerëzat” dolën nga zona e ftohtë e renditjes, aty ku ndodheshin që në javën e parë të Premier League, duke fituar 3-0. Në takimin tjetër, ekipi i drejtuar nga Guardiola shkatërroi me rezultatin 1-6 Aston Villa-n.

Për “Qytetarët” shënoi e gjithë vija e sulmit. Aguero sidomos ishte fenomal, sepse shënoi tre gola dhe u bë lojtari më me shumë tripleta në historinë e Premier League, 12.

Mahrez gjithashtu po kalon një moment fantastik. Ai shënoi dy gola, ndërsa Gabriel Jesus u mjaftua me një. El Ghazi në sekondat e fundit të lojës shënoi golin e nderit për Aston Villa-n.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport city premier premier league city premier premier league

Sondazh

Poll