Sport

VIDEO: Djali i Messit shënon si i ati, shumë shpejt prisni duel Cristiano Jr. – Thiago!

12 Janar 2020, 10:07 Nga DOSJA
VIDEO: Djali i Messit shënon si i ati, shumë shpejt prisni duel

Po vjen dueli i së ardhmes, Cristiano Junior vs. Thiago Messi!

Nëse deri tani jemi mësuar me lajmet për djalin e portugezit Cristiano Ronaldo, i cili po bën namin te Juventusi (skuadrat amatore) me klasin e tij, duhet t’i hedhim një sy edhe djalit të argjentinasit Leo Messi.

Thiago Messi duket po aq i talentuar sa babai i tij, sidomos pasi të shihni këtë video. Djaloshi luan me moshat e Barcelonës dhe ka shënuar një gol shumë të bukur. Ai ngjan shumë me Leon në prekjen e topit.

Imagjinoni që brenda pak vitesh mund t’i shohim dy pasardhësit e dyshes Messi-CR7 duke luajtur kundër njëri-tjetrit. Nëse të mëdhenjtë u bënë hegjemonë të futbollit për një dekadë, familja e tyre mund ta pushtojë tërësisht botën me një dekadë tjetër.

Ndoshta po vjen koha e tyre. Gjenet trashëgohen!

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gol messi thiago gol messi thiago

Sondazh

Poll