Sport

Problem për lojtarët e Barcelonës! Klubi pritet të hartojë kodin “Anti-Pique”, ja rregullat e reja

12 Janar 2020, 15:53 Nga DOSJA
Problem për lojtarët e Barcelonës! Klubi pritet të

BARCELONË- Ata që dëshirojnë të vazhdojnë karrierën te Barcelona, duhet të respektojnë rregullat e vendosura. Sipas mediave iberike, drejtuesit kanë hartuar një listë të rregullave që duhet të respektojnë lojtarët.

Barcelona ka ideuar një klauzolë “Anti Pique” që u imponon lojtarëve, të evitojnë rrjetet sociale gjatë seancave stërvitore, por edhe në momentet para apo pas ndeshjeve.

Lojtarët nuk duhet të angazhohen në asnjë aktivitet tjetër profesional, vetëm në rastet kur lojtari ka marrë lejen nga klubi. Futbollisti më i prekur është Gerard Pique, lojtari spanjoll është impenjuar në Kupën Davis, por edhe angazhime të tjera në fushën e kulinarisë dhe modës.

Gjithsesi, klubi duket i vendosur dhe shumë shpejt klauzola do të caktohet në kontratë për të nisur një erë të re në klubin spanjoll.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelone klauzola“anti pique” barcelone klauzola“anti pique”

Sondazh

Poll