Sport

Fiton miliona me Liverpool, por pastron tualetet e xhamisë, ja çfarë thotë imami për Mane

12 Janar 2020, 18:51 Nga DOSJA
Fiton miliona me Liverpool, por pastron tualetet e xhamisë, ja

ANGLI- Sadio Mane gjen gjithnjë mënyrën për të qenë në qendër të vëmendjes për veprimet e tij në fushën e lojës dhe jashtë saj. Sulmuesi i Liverpoolit, që është besimtar dhe një frekuentues i rregullt i xhamisë Al Rahma në Liverpool, u bë protagonisti i një gjesti që po bën xhiron e botës.

The Imam of a Liverpool Mosque : “Sadio often comes to the mosque , at home he has a Bentley but he comes to us in an ordinary car “. He’s not out seeking attention and nor is he arrogant. He even helps clean the Mosque toilet.” The simplicity of Sadio Mane ❤️ #LFC. pic.twitter.com/Qj4cxewiLU

— Grizz (@GrizzKhan) January 11, 2020

Mane u regjistrua në mënyrë krejt të rastësishme nga një tifoz senegalez teksa po mbushte kova me ujë për të pastruar dyshemenë e banjës së xhamisë së qytetit. Vetë imami i xhamisë në Liverpool u shpreh:

Sadio shpesh vjen në xhami, në shtëpi ai ka Bentley por ai këtu vjen me veturë të thjeshtë. Ai nuk kërkon vëmendje dhe nuk është arrogant, madje ai na ndihmon të pastrojmë tualetet”. Nuk është hera e parë që Mane bën të tilla veprime. në të kaluarën sulmuesi dhuroi 200 mijë Paund për ndërtimin e një shkolle në fshatin e tij Bambali në jug të Senegalit.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport futbollisti i liverpool sadio mane futbollisti i liverpool sadio mane

Sondazh

Poll