Sport

E bleu me bujë në Skoci, Gerrard: Unë jam përgjegjësi për shqiptarin Grezda

12 Janar 2020, 17:07 Nga DOSJA
E bleu me bujë në Skoci, Gerrard: Unë jam përgjegjësi

Të gjithë shqiptarët u gëzuan dhe e përjetuan shumë transferimin e sulmuesit Eros Grezda te Rangers në Skoci. Na kujtohej legjenda Rudi Vata, kur luante te Celtic, dhe prisnim më të mirën prej tij.

Fatkeqësisht, ai rezultoi një dështim. Lojtari nga Gjakova u transferua pak ditë më parë tek Osijek, duke u dorëzuar nga konkurrenca dhe kushtet e vështira që gjeti në ishull.

Legjenda Steven Gerrard ishte ai i cili vendosi veton për transferimin e tij dhe ka mbajtur përgjegjësi për dështimin në merkato në rastin e shqiptarit.

“Grezda nuk arriti të funksiononte në ekipin tonë dhe një pjesë të përgjegjësisë për këtë e kam edhe unë. Ai kërkonte të rikthehej tek Osijek, sepse donte të luante. I urojmë  fat. Nuk e kemi problem që u kthye tek Osijek”, ka deklaruar tekniku.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gerrard grezda pergjegji gerrard grezda pergjegji

Sondazh

Poll