Sport

De Biasi ndjek Skënderbeun nga afër, Takaj me batutë: Nuk bëj dhurata!

12 Janar 2020, 17:17 Nga DOSJA
De Biasi ndjek Skënderbeun nga afër, Takaj me batutë: Nuk

Skënderbeu sot zhvilloi një miqësore me Besëlidhjen, aty ku ishte i pranishëm ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

Presidenti i bardhekuqve, Ardjan Takaj, e ndoqi nga afër këtë takim. Bashkë me trajnerin italian ai qëndroi për rreth 45 minuta pranë lojtarëve.

I ngacmuar për merkaton pas ndeshjes, Takaj u shpreh se nuk i lëshon lehtë lojtarët e tij, edhe pse kërkohen me ngulm nga disa klube. “Ja tek janë lojtarët. Kush i do, të vijë dhe t’i kërkojë zyrtarisht. Nuk bëj dhurata”, deklaroi numri 1 i klubit.

M.P. / Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport de biasi skenderbeu takaj de biasi skenderbeu takaj

Sondazh

Poll