Sport

Real-Atletico, Zidane dhe Simeone me “artileri të rëndë”, ja formacionet e dy skuadrave

12 Janar 2020, 18:40 Nga DOSJA
Real-Atletico, Zidane dhe Simeone me “artileri të

SPANJË- Real Madrid luan sot përballë Atletiko Madrid finalen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite. Skuadra e Zidan ka mundur Valencian, ndërsa ajo e Simeones ka mundur Barcelonën dhe tanu dy ekipet diskutojnë nëj trofe i cili për herë të parë është organizuar me sistem turneu.

Zgjedhjet e Zidan për finalen janë të njëjta me atë të gjysmëfinales ndaj Valencias. Trajneri u ka besuar të njëjtëve 11 futbollistë për këtë sfidë si në duelin e pak ditëve me parë, duke hedhur në fushë Joviç në sulm të vetëm, të mbështetur më pas nga një mesfushë e ngjeshur me Valverde e Isko që do të veprojnë më shumë pas krahëve të tij.

Ndërkohë, Simeone ka bërë vetëm një ndryshim në krahasim me titullarët që mundën Barcelonën pasi ka larguar Saviç nga rreshtimi, për t’i bërë vend Gimenez. Përsëri në start luajnë bashkë në sulm Morata dhe Zhoao Feliks.

Real Madrid: Kurtua, Karvahal, Varane, Ramos, Mendi; Valverde, Modriç, Kasemiro, Kros, Isko; Joviç. Trajner: Z. Zidan

Atletiko Madrid: Oblak; Tripie, Felipe, Gimenez, Lodi; Korrea, Thomas, Herrera, Saul; Morata, Zhoao Feliks. Trajner: D. Simeone.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atletiko madrid real madrit superkupa e spanjes atletiko madrid real madrit superkupa e spanjes

Sondazh

Poll