Sport

Roma-Juventus, bardhezinjtë synojnë kreun në “Qytetin e Përjetshëm”, ja gjendja e dy skuadrave

12 Janar 2020, 11:31 Nga DOSJA
Roma-Juventus, bardhezinjtë synojnë kreun në “Qytetin e

ITALI- Roma dhe Juventus mbyllin fazën e tyre të parë me një duel të drejtpërdrejtë, që do të luhet në mbrëmje, në kryeqytet. Dy skuadrat ndahen nga plot 10 pikë në klasifikimin e përgjithshëm të Serisë A, sidoqoftë, pavarësisht diferencës në tabelën e renditjes, një përballje e tillë konsiderohet një klasike e futbollit italian dhe në mënyrë të kuptueshme tërheq përherë një vëmendje të veçantë në Apenine.

Mbi të gjitha, një sfidë shumë e rëndësishme edhe për vetë objektivat e ndryshme që kanë të dy ekipet, pasi bardhezinjtë synojnë trofeun e nëntë rresht në kampionatin italian, ndërsa verdhekuqtë kanë për objektiv rikthimin në Zonën Champions.

Kampionët në fuqi duket sikur i kanë hedhur pas krahëve dështimet me Lazion, si në kampionat ashtu edhe në Superkupë, madje ndaj Cagliarit bardhezinjtë, më në fund, u rikthyen për herë të parë pas shumë kohësh për të mbyllur një ndeshje pa pësuar.

Në krahun tjetër, Roma luan ndeshjen e dytë radhazi në “Qytetin e Përjetshëm”, por javën e kaluar, në sfidën e fundit, ndonëse dominoi për pjesën më të madhe të kohës, nuk ia doli mbanë për të gjetur dot as rrjetën e për pasojë, me disfatën 2-0 me Torinon, verdhekuqtë u kthyen për herë të parë pas plot dy muajve te humbja.

Trajneri i Romës, Fonseca  nuk do të ketë në dispozicion lojtarë si Zappacosta, Pastore, Kluivert apo dhe Mkhitaryan, ndërsa 61-vjeçari toskan nuk do të mund të mbështetet te dyshja Chiellini – Khedira, që mungon prej kohësh, as te mesfushori uruguajan, Rodrigo Bentancur, që është i skualifikuar. Kryendeshja e javës së fundit të fazës së parë do të luhet në “Olimpic.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus roma cristiano ronaldo juventus roma

Sondazh

Poll