Sport

Skandali i videos seksuale, klubi shkarkon trajnerin e Bares dhe Sadikut

12 Janar 2020, 09:51 Nga DOSJA
Skandali i videos seksuale, klubi shkarkon trajnerin e Bares dhe Sadikut

Sikur të mos mjaftonin problemet ekonomike, Malaga po vuan edhe probleme të tjera aktualisht. Klubi spanjoll, aty ku luajnë dy legjionarë kuqezi, Keidi Bare dhe Armando Sadiku, ka vendosur të shkarkojë trajnerin Victor Sanchez del Amo.

Arsyeja është se ai i ka shokuar të gjithë me një video intime, ku shfaqet duke treguar organet gjenitale para kamerës, veshur me fanellën e Malagës.

Videoja u bë shumë shpejt virale, sepse jetojmë në vitin 2020! Klubi u detyrua të merrte menjëherë masa dhe tashmë ky trajner është shkarkuar.

Bare dhe Sadiku do të mësojnë emrin e trajnerit të ri brenda pak ditësh. Urojmë që gjysma e dytë e sezonit të jetë më pozitive për dy djemtë kuqezi.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport malaga skandal video malaga skandal video

Sondazh

Poll