Art&Argëtim

Të gjitha këngëtaret në një mendje, mbetet Ava Max për të konfirmuar bashkëpunimin

12 Mars 2019, 12:29 Nga DOSJA
Të gjitha këngëtaret në një mendje, mbetet Ava Max

Vetëm para pak kohësh Bebe Rexha etiketoi në Twitter 3 këngëtaret e famshe, Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max, duke i bërë kështu një ftesë të hapur për bashkëpunim dhe kjo thirrje u mbështet edhe nga Dua Lipa që komentoi në statusin e Bebes duke e mbështetur këtë ide.

Mirëpo gjithçka u duk se u la me aq dhe nuk dëgjuam më zëra bashkëpunimi.

Në një intervistë radiofonike me radion “MYX” edhe Rita Ora ka shprehur dëshirën për një realizim të përbashkët të katëshes.

“Nuk kemi filluar ende me bashkëpunimin, por mendoj se do të ishte fantastike sepse ne jemi të gjitha me origjinë shqiptare dhe do ishte një moment magjik për Shqipërinë me siguri”,-tha Rita Ora në intervistën e saj.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një këngë të katër këngëtareve që me siguri do jetë një surprizë e bukur për të gjithë shqiptarët!

Burimi:MYX

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ava max bashkepunim bebe rexha dua lipa rita ora ava max bashkepunim bebe rexha dua lipa rita ora

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Mars 2019, 12:23

TIRANË– Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar 2 javë pas ndarjes nga jeta të babait të saj, Arben Xoxa.(Lexo k...