Art&Argëtim

Aktorja që pranoi se blen te ‘gabi’, vendos në shitje garderobën e saj

12 Mars 2019, 09:21 Nga DOSJA
Aktorja që pranoi se blen te ‘gabi’, vendos në shitje

Linda Jarani është aktorja që ka luajtur disa premiera në teatër dhe kohët e fundit është bërë e njohur për rolin e saj në projektin e fundit ‘Boeing Boeing’ i cili pati shumë jehonë dhe u mirëprit nga publiku.

Aktorja njihet për stilin e veçantë që ka në veshje, ku kryesisht vishet vintage, dhe po t’i hedhim një sy profilit të saj në ‘Instagram’ do të shikojmë pafund ngjyra dhe kombinime, por ajo ka vendosur që të gjitha këto veshje t’i vendosë në shitje.

“Në shtije të gjitha veshjet e mia dhe dhoma ime do të peshojë më pak…ndoshta!”-shkruan aktorja.

Me sa duket ajo ka menduar ta shfrytëzojë “Instagramin” për tregun e shitjeve online, një gjë tashmë e njohur gjerësisht. Po t’i hedhësh një sy, ka plot vajza që shesin garderobën e tyre në këtë rrjet social duke perfituar njëkohësisht të ardhura dhe sistemim dollapi.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktore boeing boeing linda jarani aktore boeing boeing linda jarani

Sondazh

Poll