Art&Argëtim

U dëmtua muaj para se të vdiste/ Kush ishte Kelly Catlin, kampionia 23-vjeçare e botës në çiklizëm

11 Mars 2019, 21:49 Nga DOSJA
U dëmtua muaj para se të vdiste/ Kush ishte Kelly Catlin, kampionia

Motra e Kelly Catlin, tre herë kampione bote në çiklizëm, e cila vrau veten në moshën 23 vjeçare, tha se ajo kishte pësuar një tronditje që nuk e lindte të stërvitej. Sipas saj, pas dëmtimit ajo u dëshpërua dhe filloi që të mendonte vetëvrasjen.

“Pësoi një incident, theu krahun dhe u trondit. Nga ajo kohë ajo nuk mund të stërvitej aq shumë sa do të dontë. Filloi të kishte dhimbje koke dhe ishte e ndjeshme ndaj dritës. Pastaj ajo u përpoq të bënte vetëvrasje në janar … ajo e kishte shkruar një email të gjatë. Telefonuam policinë sapo e morëm emailin dhe arritëm ta shpëtonim në kohë.”

Kush është Kelly Catlin?

Catlin ndihmoi ekipin mbizotërues të SHBA që të fitonte tre tituj të njëpasnjëshëm. Ajo gjithashtu fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike 2016. Por talenti i Catlin shkoi shumë përtej çiklizmit. Ajo ishte duke studiuar për inxhinieri kompjuterike dhe matematikore në Stanford. Kishte diplomë në matematikë dhe në gjuhën kineze. Gjithashtu ishte një violiniste e talentuar.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim kelly catlin kelly catlin

Sondazh

Poll