Art&Argëtim

12 Mars 2019, 12:23 Nga DOSJA

TIRANË– Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar 2 javë pas ndarjes nga jeta të babait të saj, Arben Xoxa.(Lexo ketu). 

Në një postim në rrjetet sociale, Xoxa shkruan se i mungon babai si edhe këshillon të gjithë ata që kanë prindërit larg që t’i kontaktojnë e të qëndrojnë pranë.

U bënë më shumë se 2 javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj.
Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thojuni sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur të mund ta përqafoja tim atë tani. Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta. Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë s’do t’ju gëzonte më tepër se sa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja.”- shkruan Ajola krahas fotos ku shfaqet duke përqafuar babanë e saj.

Publicisti Arben Xoxa u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare pranë familjes së tij.  Arben Xoxa lindi në Tiranë më 1 maj 1952. Ai ka studiuar gjuhë-letërsi dhe ishte specializuar si kritik arti. I ndjeri Arben Xoxa ka punuar për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike. Babai i Ajolës ishte angazhuar gjithashtu në shtypin vendas dhe të duke botuar qindra shkrime dhe studime, por kohët e fundit u tërhoq nga këto angazhime për të qëndruar pranë familjes.

(f.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ajola xoxa arben xoxa erion veliaj ndarja nga jeta e arben xoxes ajola xoxa arben xoxa erion veliaj ndarja nga jeta e arben xoxes

Sondazh

Poll