Art&Argëtim

Pas një shtatzënie të fshehtë, Linda Halimi publikon lajmin se është bërë nënë

12 Mars 2019, 10:59 Nga DOSJA
Pas një shtatzënie të fshehtë, Linda Halimi publikon lajmin

Këngëtarja, Linda Halimi ka qenë shumë e rezervuar përsa i përket jetës private. Ajo është në një lidhje me reperin Davon Edwards, i njohur ndryshe si Big D. Lajmin për ardhjen në jetë të fëmijës na e bëri me dije pikërisht partneri i këngëtares, i cili shkroi në rrjete sociale se ndjeheshin shumë të lumtur me ardhjen e re.

Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se vogëlushja jonë e parë erdhi në jetë. Ne kemi rënë në dashuri me të dhe mezi presim ta sjellim në shtëpi së shpejti! Partnerja ime ka pasur një shtatzëni shumë të shëndetshme dhe lindje të lehtë. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja! Ju dua, djali juaj D, Lindita, Kaimana”, – ka shkruar reperi.

Big D, partneri i Linda Halimit me vajzën në krah.

Linda ka preferuar që gjithë proçesin e shtatzënisë dhe lindjes ta mbajë të fshehtë dhe të parat reagime për ardhjen në jetë të vajzës së saj i ka bërë pikërisht partneri i këngëtares.

Emri që kanë zgjedhur prindërit për vajzën është shumë i veçantë. Ajo quhet Kaimana, emër me prejardhje të huaj!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz behet nënë big d kaimana linda halimi vajzë behet nënë big d kaimana linda halimi vajzë

Sondazh

Poll