Art&Argëtim

Së shpejti telefoni 5G/ Shpejtësi marramendëse në përdorim

12 Mars 2019, 08:10 Nga DOSJA
Së shpejti telefoni 5G/ Shpejtësi marramendëse në

Trendi më i ri, në telefonat që priten të dalin brenda 2019, është rrjeti 5G që do të sjellë shumë risi në përdorimin fleksibël të internetit. Më poshtë po rëndisim disa nga evolucionet e opsionit 5G.

1.Së pari opsioni 5G në telefoninë celulare do të ndikojë në shumë lloje të tjera të pajisjeve, duke përfshirë robotët industrialë, kamerat e sigurisë, dronët dhe makinat që dërgojnë të dhëna të trafikut tek njëri-tjetri. Kjo epokë e re do ta hedhë poshtë opsionin 4G, duke ofruar shpejtësi të lëvizshme në internet që do të lejojnë njerëzit të shkarkojnë filma të tërë brenda disa sekondave dhe me shumë gjasa do të sjellin ndryshime të mëdha në video games, sporte dhe blerjet online. Madje thuhet se rrjeti 5G do të sjellë zhvillim të inteligjencës artificiale.

2.Për të përfituar nga 5G, përdoruesit do të duhet të blejnë telefona të rinj, ndërsa transportuesit do të kenë nevojë të instalojnë pajisje të reja transmetimi për të ofruar shërbim më të shpejtë.

3.Ajo që na intereson është dhe çfarë shpejtësie do të ketë rrjeti 5G. Dhe sipas burimeve të informacionit kjo varet se ku jetoni dhe çfarë wireless do të përdorni. Sipas të dhënave shpejtësia e rrjetit 5G në shkarkim është 4.5 gigabits në sekondë por shpejtësia mesatare parashikohet rreth 1.4 gigabits. Kjo përkthehet rreth 20 herë më shumë se shpejtësia e rrjetit 4G.

4.Ky opsion do të sjellë përfitime në të gjitha fushat e jetës. Tashmë do jemi në gjendje të shkarkojmë filma në një shpejtësi të jashtëzakonshme, të shkarkojmë programe televizive dhe të mos kemi më problemin e kohëzgjatjes për të kryer veprime ne telefon.

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim 4g 5g shpejtesi telefon 4g 5g shpejtesi telefon

Sondazh

Poll