Art&Argëtim

E pabesueshme! Nga 2050 prindërit mund të adoptojnë fëmijë që jetojnë përgjithmonë

12 Mars 2019, 11:56 Nga DOSJA
E pabesueshme! Nga 2050 prindërit mund të adoptojnë

Në vitin 2050 do të bëhet e mundur krijimi i ‘fëmijëve virtualë’ që nuk nuk kanë kosto jetese dhe për më tepër janë të ‘pavdekshëm’.

Mendimtari i njohur i teknologjisë, Dr. Ian Pearson tha se prindërit e së ardhmes do të bëjnë përpjekje të mëdha për të pasur fëmijë real sepse konkurenca me ‘fëmijët virtualë’ do të jetë e fortë.

“Të rinjtë dixhitalë do të bazohen në ADN-në tonë dhe do të veprojnë dhe rriten ashtu si fëmijët e vërtetë, por do të jetojnë përgjithmonë dhe nuk do të shpenzojnë asgjë për t’u rritur. Deri në vitin 2050, do të kemi një kuptim shumë më të mirë të ADN-së, dhe njerëzit e së ardhmes do të jenë në gjendje të ngarkojnë gjenomin e tyre të plotë në një bazë të dhënash kompjuterike. Pastaj mund të kombinoni ADN-në tuaj dixhitale me dikë tjetër dhe të simuloni një fëmijë që jeton një ekzistencë virtuale”, tha Dr Pearson për ‘The Sun’.

Madje me ‘fëmijët virtualë’ mund të bisedojmë edhe kur nuk jemi në shtëpi, e për më tepër nëse nuk na pëlqen mund ta ndërrojmë me diçka tjetër ashtu sikur të ishte një lodër.

Madje sipas Dr. Ian Pearson do të jetë një plus i madh dhe për prindërit që nuk mund të bëhen me fëmijë pasi me këtë shpikje, gjithçka bëhet e mundur.

Burimi: The Sun

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim fëmijë robotë robot shpikje teknologji fëmijë robotë robot shpikje teknologji

Sondazh

Poll