Sport

Gianni De Biasi, kundërshtar i Shqipërisë për disa orë, ish-tekniku i Kombëtares i jep udhëzime italianëve.

10 Janar 2020, 17:29 Nga DOSJA
Gianni De Biasi, kundërshtar i Shqipërisë për disa orë,

TIRANË- Gianni De Biasi do jetë trajneri i skuadrës italiane për ndeshjen miqësore që po luhet në ‘Air Albania’, ku të gjitha të ardhurat do shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Dosja.al ka siguruar dhe një video, ku shihet ish-trajneri i  Shqipërisë duke dhënë udhëzimet e fundit për lojtarët që do jenë nën urdhrat e tij.

Në këtë ndeshje miqësore, italiani do jetë kundërshtar i Kombëtares shqiptare, të cilën e drejtoi për disa vite dhe arriti të shkonte deri në Europian.

Në ‘Air Albania’ është luajtur sot turneu i bamirësisë, ku të ardhurat kanë shkuar për tërmetin e 26 nëntorit. Italia ka mundur të dalë fituese, duke fituar kundër Shqipërisë dhe Greqisë. Në fushë ishin disa nga lojtarët më të mirë të viteve të fundit të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

(A.B./R.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gianni de biasi miqesorja e legjendave turneu i bamiresise gianni de biasi miqesorja e legjendave turneu i bamiresise

Sondazh

Poll