Sport

Karagounis: E mbaj mend humbjen e vitit 2004, ish-kampioni i Europës zbret në Thumanë: Kënaqësi të ndihmojmë shqiptarët

10 Janar 2020, 12:21 Nga DOSJA
Karagounis: E mbaj mend humbjen e vitit 2004, ish-kampioni i Europës zbret

THUMANË– Të gjithë po bëhen gati për miqësoren mes yjeve që do të zhvillohet në “Air Albania”, mirëpo fillimisht ish-lojtarët vizituan Thumanën për të parë më nga afër situatën pas tërmetit së 26 nëntorit, një nga lojtarët që ka mbërritur për këtë përballje është dhe ish-Kampioni i Europës në vitin 2004, Giorgos Karagounis. Lojtari ka folur për “Top Chanel”, për gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij eventi bamirësie.

“Menjëherë sapo mësuam për kauzën që do të zhvillohej ky aktivitet ju përgjigjëm menjëherë ftesës pozitivisht, pasi është kënaqësi për ne që të jemi në ndihmë të popullit shqiptar në këto momente pasi jemi këtu për të ndihmuar”,- shprehet Karagunis.

Më tej ish-lojtari grek kujton dhe ndeshjen e 2004-ës në Tiranë: Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë për Greqinë ajo e vitit 2004. Përballë kishim një Shqipëri shumë të mirë dhe atmosfera e tifozerisë ishte tepër e zjarrtë. Nuk kam si ta harroj atë që ndodhi e mbaj mend shumë mire.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Kryeminsitri premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qiraja do të paguhet nga shteti.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport giorgos karagounis ish-kampioni i europës giorgos karagounis ish-kampioni i europës

Sondazh

Poll