Sport

Miqësorja për bamirësi/ De Biazi viziton familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë dhe Bubq: Me zemër jam shqiptar (VD)

10 Janar 2020, 11:54 Nga DOSJA
Miqësorja për bamirësi/ De Biazi viziton familjet e prekura nga

THUMANË-Ditën e sotme ish-futbollistët e Kombëtares Shqiptare kanë shkuar në Thumanë një prej vendeve kyçe ku humbën jetën 24 banorë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, si edhe në fshatin Bubq.

Së bashku me ish-futbollistët kanë qenë edhe ish-trajneri italian i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi i cili është shprehur: Me zemër jam shqiptar.

Të gjithë sëbashku kanë shkuar dhe kanë parë nga afër vendin e shkatërruar nag tërmeti i  26 nëntorit. De Biazi do të jetë sonte pjesë e ndeshjes miqësore të Shqipërisë, ku të gjitha paratë e mbledhura nga biletat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Mbrëmjen e sotme në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania Stadium”, do të bashkohen katër skuadra kombëtare me ish-futbollistë për të ndihmuar familjet shqiptare të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Kryeminsitri premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qiraja do të paguhet nga shteti.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania stadium de biazi lojtarët e kombëtares air albania stadium de biazi lojtarët e kombëtares

Sondazh

Poll