Sport

Briken Calja më i miri i shqiptarëve, viti 2019 një histori suksesi për peshëngritësin, tani sytë te lojërat olimpike To

10 Janar 2020, 14:36 Nga DOSJA
Briken Calja më i miri i shqiptarëve, viti 2019 një histori

E ka kondicionuar dëmtimi që kaloi, sepse ndoshta në këtë moment do të ishim duke folur për tjetër vlerë medaljesh nga Briken Calja. Në kualifikueset e fundit peshëngritësi shqiptar e çoi në 13 numrin e atyre të fituara në harkun e një viti, si asnjë tjetër kuqezi më parë. Kampioni i Europës nuk ka shkuar në kondicionin më të mirë të tij, e megjithatë nga kualifikueset për lojërat olimpike Tokio 2020, është kthyer me tre medalje të bronxta, në shkëputje, shtytje e dygarësh. Një 2019 e jashtëzakonshme për Caljan, që e ka cuar numrin e medaljeve në 13, në kompeticionet ndërkombëtare, në një vit të rëndësishëm,   siç është ai përpara Lojërave Olimpike.

MEDALJET E 2019

-1 medalje ari dhe 2 argjendi në Europian 2019 (Gjeorgji)

-1 medalje bronzi në Botëror 2019 (Tajalandë)

-1 medalje argjendi dhe 2 bronzi në Mediterranean Kubë 2019

-3 medalje argjendi në Tournament 2019

-3 medalje bronzi në Grand Prix Katar 2019.

 

 

E Kur jemi tashmë në Olimpiadën e Tokios 2020, por për shkak të historikut të pakëndshëm me dopingun, peshëngritja shqiptare mund të çojë në Tokio vetëm dy sportistë meshkuj dhe tanimë njëri prej tyre, Briken Calja është i sigurt edhe matematikisht për vendin e tij në festivalin më të madh sportiv në planet. Peshëngritësi nga Shtërmeni mban aktualisht vendin e 9-të në renditjen botërore të kategorisë së peshës trupore deri në 73 kg, me një total prej 3,885.4530 pikësh olimpike. Por, duke qenë se para tij renditen 4 sportistë kinezë, nga të cilët vetëm njëri do të shkojë  në Olimpiadë, Calja renditet minimalisht në vendin e 6-të, teksa 8 të parët e renditjes shkojnë automatikisht në Tokio.

(E.Ç;E.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport 2019 histori suksesi për briken calajn briken calja peshëngritsi briken calaj 2019 histori suksesi për briken calajn briken calja peshëngritsi briken calaj

Sondazh

Poll