Sport

Humbja në Superkupë, Messi sinjal ekipit: Ishin gabime foshnjarake!

10 Janar 2020, 10:05 Nga DOSJA
Humbja në Superkupë, Messi sinjal ekipit: Ishin gabime foshnjarake!

Nëse Leo Messi nuk ndihet mirë, Barcelona ka probleme. Humbja e djeshme me Atletico Madrid-in nuk ka lënë shije të mirë për askënd në Katalonjë dhe sidomos për argjentinasin, i lindur për të fituar.

Bardhekuqtë ishin duke humbur 2-1 pas golave të “Pleshtit” dhe francezit Griezmann, por në fund arritën të përmbysnin kampionët e Spanjës dhe Messi i tha dy fjalë pas ndeshjes.

“E dinim se duhej të përmirësoheshim, por nuk e bëmë. Jemi një hap pas. Këtë sezon duhet të vazhdojmë të luajmë mirë dhe të mos bëjmë gabime foshnjarake. Kur humbet dhe nuk arrin synimin, është normale që njerëzit të flasin. Kemi besim te trajneri dhe po punojmë fort që të bëhemi më mirë”, – deklaroi Messi.

A duhet t’i besojmë këto fjalë? Mediat raportojnë se Leo nuk ndihet rehat me trajnerin Valverde dhe në “Camp Nou” kanë dyshime të mëdha për aftësitë e këtij të fundit. Kur nuk fiton, nuk je i prerë për Barcelonën!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona messi valverde barcelona messi valverde

Sondazh

Poll