Sport

Massaro i jep leksion Brazilit: Italia hakmerret për finalen e Botërorit 1994 (Foto)

10 Janar 2020, 10:17 Nga DOSJA
Massaro i jep leksion Brazilit: Italia hakmerret për finalen e

ITALI- Italianët fituan  1-0 falë golit të Massaros. Stadiumi Fortalleza në Brazil ishte në festë, 18 mijë të pranishëm në stadium, më shumë se një sfidë, sepse në fushë ishin protagonistëtt e asaj dite që tashmë kanë kaluar mbi 25 vjet.

 

Në formacion mungonin Robbi Baggio, Dunga dhe Branco, por për pjesën tjetër duke filluar nga trajnerët Arrigo Sachi dhe Carlos Alberto Parriera, pothuajse dukej sikur ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Brazili luajti më mirë me Cafu dhe Romario që spikatën me lojën e tyre madje Selecaos i anuluan 2 gola për pozicion jashtë loje.Megjithatë në fund rezultati i buzqëqeshi Italisë, falë goditjes së saktë të Massaros nga pika e bardhë e penalltisë. Sacchi kishte thirrur një numër lojtarësh si Vierchwood apo edhe ish trajnerin e kombëtares shqiptare Christian Panucci.

E.Ç;E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport brazil cafu italia romario brazil cafu italia romario

Sondazh

Poll