Sport

Mourinho bën spektakël me gazetarët: Po nuk besove, dil jashtë!

10 Janar 2020, 16:25 Nga DOSJA
Mourinho bën spektakël me gazetarët: Po nuk besove, dil

Ka vetëm dy trajnerë në botë, të cilët dinë se si të fitojnë zemrat e gazetarëve sportivë. Ata janë Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp. Nesër ata do të përballen në një ndeshje spektakolare, duke drejtuar dy nga ekipet më të mira angleze, Liverpool dhe Tottenham.

“The Special One” nuk u duk aspak nën presion sot, në konferencën për shtyp, vendin e tij të preferuar para ndeshjeve të rëndësishme. Tottenham në letër nuk konsiderohet favorit, por një trajner që ka fituar të gjitha trofetë e mundshme nuk shqetësohet lehtë.

“E dimë situatën, e dimë sa të mirë janë lojtarët e tyre. Them se në këtë sallë vetëm unë dhe ky djalë këtu (i drejtohet shefit të zyrës së shtypit) besojmë se mund të fitojmë. Ndoshta vetëm ne të dy jemi, por duhet të besojmë. Nëse nuk beson, dil jashtë!”, u shpreh Mou.

Të gjithë gazetarët nuk e shmangën të qeshurën. Një ditë para një sfide super delikate, Mourinho bën humor si të ishte duke darkuar me familjen. Pse të mos qeshësh me të?

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport liverpool mourinho tottenham liverpool mourinho tottenham

Sondazh

Poll