Sport

VIDEO/ Partizani mjaftohet me lojën, kryeqytetasit munden nga Trabzonspori. Debuton Kërçiku

10 Janar 2020, 14:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Partizani mjaftohet me lojën, kryeqytetasit munden nga Trabzonspori.

TURQI- Trabzanspori qëlloi një kundërshtar i fortë për Partizanin, në miqësoren e parë në tokën turke, të kuqtë u mundën me shifrat 1-0 ku autori i golit ishte Sorloth në minutën e 22.

Sigurisht, ekipi turk e uli ritmin dhe Partizani fitoi terren por, faza ofensive nuk ishte në ditën e saj dhe  nuk arriti dot të shënonte përpos mundësive. Pjesa e dyë foli e tëra për Partizanin për t’u përmendur ishte një mundësi e Solomon i cili nuk ia doli të mbërrinte në kohë takimin me topin që kaloi pranë vijës fatale, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së dytë, Boldor provoi nga një goditje dënimi, por portieri kundërshtar reagoi në kohë.

Për t’u theksuar ishte dhe debutimi i Dorjan Kërçikut, blerja e fundit nga rivalët e Tiranës. Më pas erdhi edhe përfundimi i sfidës, ndërsa tashmë ekipi do të vazhdojë me përgatitjet.

(E.Ç.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport miqesorja partizani tranzospor miqesorja partizani tranzospor

Sondazh

Poll