Sport

Trajneri në gijotinë, Barcelona ka 3 alternativa për stolin

10 Janar 2020, 15:59 Nga DOSJA
Trajneri në gijotinë, Barcelona ka 3 alternativa për stolin

Dy gola të pësuar në dhjetë minutat e fundit. Kështu mund të përmblidhet ndeshja e djeshme e Superkupës së Spanjës, Barcelona-Atletico Madrid, ku ekipi madrilen fitoi 3-2 dhe u kualifikua në finalen e 12 janarit, ku e pret Real Madrid.

Ernesto Valverde duket qartë se nuk e motivon dot skuadrën e tij dhe te Barcelona priten ndryshime në stafin teknik. Mediat spanjolle raportojnë prej disa javësh se pozitat e teknikut janë lëkundur shumë dhe se drejtuesit po shohin për alternativa të tjera.

Kështu, emri i parë në listë është Mauricio Pochettino. Ish-trajneri i Tottenham-it është i papunë dhe shihet me shumë admirim në “Camp Nou”. Pas tij renditen ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, dhe trajneri aktual i Holandës, Roland Koeman.

Cili është më i përshtatshmi për katalanasit? Presim vendimin e tyre.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona sport valverde barcelona sport valverde

Sondazh

Poll