Sport

Ciao, Piatek! Sulmuesi shkon në Angli për 28 mln paundë

10 Janar 2020, 09:43 Nga DOSJA
Ciao, Piatek! Sulmuesi shkon në Angli për 28 mln paundë

Milani e bleu me shumë bujë vitin e kaluar, por ka rezultuar një dështim. Fjala është për sulmuesin Kryzstof Piatek, për të cilin klubi kuqezi raportohet se ka pranuar një ofertë prej 28 milionë paundësh.

“Pistoleta” e tij u ndryshk shpejt. 24-vjeçari e nisi me shumë vrull aventurën e tij në Milano, por me kalimin e muajve gjërat ndryshuan për keq. Trajneri Pioli ka vendosur që të heqë dorë nga shërbimet e tij.

Klubet e interesuara për Piatekun janë Tottenham dhe Aston Villa. 28 milionë paundët janë ofruar nga Jose Mourinho dhe me shumë mundësi këtë janar do të ketë një transferim.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport merkato mourinho piatek merkato mourinho piatek

Sondazh

Poll