Sport

Sané-Bayern, drejtori Salihamidzic nuk jep lajmin që po prisnin tifozët bavarezë

9 Janar 2020, 22:02 Nga DOSJA
Sané-Bayern, drejtori Salihamidzic nuk jep lajmin që po prisnin

Ylli i Manchester City, Leroy Sané, raportohej se mund të transferohej që në janar te Bayern, por duket se ky nuk është plani i klubit bavarez.

Për këtë ka folur vetë drejtori sportiv i kampionëve të Bundesligës, Hasan Salihamidzic, i cili ka pranuar se trajneri Hansi Flick ka nevojë për ndërhyrje në merkato, ama nuk ka mundësi për t’i realizuar ato.

“Kemi nevojë për një lojtar që të na ndihmojë menjëherë, por është e vështirë, sepse Bayern kërkon cilësi të lartë. Dua ta ndihmoj trajnerin, por deri tani nuk kemi ndonjë bisedë, e cila ka kaluar nivelet e duhura. Leroy nuk do të vijë këtu në janar”, ka deklaruar Salihamidzic.

23-vjeçari i kombëtares gjermane po rikuperohet pas dëmtimit që ka pësuar në ligamentet e gjurit. Ai cilësohet një nga lojtarët më të mirë në Premier League dhe kushton rreth 100 mln euro.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayern merkato sane bayern merkato sane

Sondazh

Poll