Sport

Miqësorja e Solidaritetit, kryebashkiaku Veliaj fut hundët edhe aty ku nuk ka asnjë meritë

9 Janar 2020, 21:38 Nga DOSJA
Miqësorja e Solidaritetit, kryebashkiaku Veliaj fut hundët edhe aty ku

Kjo e premte është një ditë ndryshe nga të tjerat. Në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania Stadium”, do të bashkohen katër skuadra kombëtare me ish-futbollistë për të ndihmuar familjet shqiptare të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në kryeqytet do të jenë legjenda të Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë. Organizimi është bërë nga Sindikata e Futbollistëve me kryetar Andi Lilën dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Nëse jeni habitur pse politika ende nuk ka ndërhyrë në këtë organizim, dijeni se e ka bërë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk mund të mos i fuste hundët me shpikjen e tij të radhës. Pak ditë më parë, ai njoftoi në Facebook se edhe Bashkia po merret me këtë punë, por kjo është një gënjeshtër.

“Bashkë me Andi Lilën, Sindikatën e Futbollistëve dhe FSHF-në organizojmë një ndeshje ndryshe për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti. Më 10 janar eja shiko yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë në ‘Air Albania Stadium’. Të kontribuojmë së bashku!”, shkruhet në postimin e faqes së tij zyrtare.

Dosja.al u interesua për këtë dhe mori vesh se Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë kontribut për këtë ngjarje sportive. E gjitha është thjesht një përpjekje për të gënjyer shqiptarin mesatar, atë i cili beson ato që lexon në faqet e politikanëve.

Kur politika bën probagandë edhe në ditë humanizmi, ajo më shumë duket si kontrabandë. Presim perlat e radhës para, gjatë dhe pas ndeshjes në stadium.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania bashkia veliaj air albania bashkia veliaj

Sondazh

Poll