Sport

Hipnoza e një gjeniu, ylli i Realit na tregon si flet Mourinho

9 Janar 2020, 21:15 Nga DOSJA
Hipnoza e një gjeniu, ylli i Realit na tregon si flet Mourinho

Nëse secili prej nesh do të kishte për baba trajnerin Jose Mourinho, me siguri që shumë arritje tonat akademike dhe jo vetëm do të ishin më të mëdha. Portugezi e di se si të komunikojë me njerëzit dhe i motivon në maksimum.

Rreth këtyre ujërave ka folur së fundmi një ish-mesfushor i tij, Casemiro. Ylli i Real Madridit ndihet komod në “Santiago Bernabeu”, por duket qartë se i mungon mënyra se si e motivonte ai i cili ndryshe quhet “The Special One” (jo më kot). Braziliani ka rrëfyer një bisedë të shkurtër që ka patur me teknikun aktual të Tottenham-it, ku duket se ky i fundit godet pikërisht aty ku njeriu ka pikën e dobët.

“Ishim te Real Madrid dhe ai m’u afrua për të më komunikuar një gjë. Më tha: ‘Djalosh, të njoh, e di kush je. Futu në fushë dhe lufto për topin e parë. Këtë do tifozeria në këtë stadium’. Mbaj mend që, kur po largohesha nga dhoma, mendoja me vete se jam mesfushori difensiv më i mirë në botë”, – është shprehur Casemiro.

Doni më për Belulin? Nuk besojmë se ka nevojë. Dekada e fundit ishte një mrekulli për të. Ka fituar të gjitha trofetë që ka dashur. Tani ai po nis një epokë të re te Tottenham dhe gjërat duken mirë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport casemiro mourinho real madrid casemiro mourinho real madrid

Sondazh

Poll