Sport

U krye! Kush e ofendon sërish Balotelli-n, nuk sheh më stadium me sy

9 Janar 2020, 20:04 Nga DOSJA
U krye! Kush e ofendon sërish Balotelli-n, nuk sheh më stadium me sy

Mario Balotelli bën atë që duhet për të kthyer përgjigje ndaj racizmit në Itali. Sulmuesi ka vuajtur historikisht nga kjo plagë e shoqërisë italiane dhe duket se drejtuesit më të lartë të futbollit italian kanë nisur të reflektojnë.

Para disa javësh, miliona tifozë ndoqën ndeshjen Brescia-Hellas Verona, gjatë së cilës një tifoz ofendoi sulmuesin Balotelli dhe e detyroi këtë të fundit të ndërpriste ndeshjen.

U krijua tension, por ishte një gjë pozitive. Super Mario bëri një veprim efikas, sepse sot ky tifoz ka marrë një dënim shembullor. Ai nuk ka shans të prekë një stadium të vetëm italian për pesë vite.

Kësaj here racizmin e vuajti Balotelli, por vendimet duhen marrë duke menduar për të ardhmen. Hellas Verona mori edhe 20 mijë euro gjobë për këtë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport balotelli futboll racizëm balotelli futboll racizëm

Sondazh

Poll