Politike

Qeveria miraton vendimin për hapjen e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pranë BE-së: Shpenzimet përballohen nga buxheti i ministrisë së Jashtme

Në bazë të vendimit, shpenzimet për hapjen e këtij misioni përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.

19 Shkurt 2025, 13:50 Nga M.B
Qeveria miraton vendimin për hapjen e Misionit të Përhershëm
Foto ilustruese

TIRANA- Qeveria ka miratuar vendimin për hapjen e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian. Në bazë të vendimit, shpenzimet për hapjen e këtij misioni përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025. Në vendim shtohet se ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij rasti.

Vendimi:

V E N D I M
PËR

HAPJEN E MISIONIT TË PËRHERSHËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË BASHKIMIT EVROPIAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.

2. Shpenzimet për hapjen e këtij misioni përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.

3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

misioni i shqiperise prane be

Sondazh

Poll