Politike

"Ekstremistë të PD-së"/ Rama mohon sulmet ndaj drejtësisë për rastin "Veliaj": Qëllimi i lartë nuk justifikon në asnjë mënyrë mjetet e ulëta

Rama thotë se se nuk është sulm por detyrim për të ngritur zërin, në një vend ku sipas tij sundon ligji dhe ku drejtësia jep vetëm drejtësi dhe nuk bën padrejtësi.

19 Shkurt 2025, 13:13 Nga B.Z
"Ekstremistë të PD-së"/ Rama mohon sulmet ndaj
Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit online në rubrikën "Sy m'sy" është ndalur edhe te arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Rama mohoi të ketë sulmuar prokurorët dhe gjyqtarët e çështjes Veliaj, teksa tha se thjesht ka kërkuar që procesi të ndiqet sipas stadarteve demokratike. 

Rama më herët i ka quajtur prokurorët si ekstremistë të PD-së, ndërsa sot shprehet se nuk ka pasur asnjë sulm nga ana e tij ndaj drejtësisë. Kreu i qeverisë thotë se nuk është aspak sulm ndaj drejtësisë të kërkosh që drejtësia e re të kuptojë se qëllimi i lartë nuk i justifikon në asnjë mënyrë mjetet e ulëta.

Rama thotë se se nuk është sulm por detyrim për të ngritur zërin, në një vend ku sipas tij sundon ligji dhe ku drejtësia jep vetëm drejtësi dhe nuk bën padrejtësi.

Rama: Nuk e di unë çfarë ke parë kur thua “sulme ndaj drejtësisë”, po nëse e ke për ato që unë kam thënë lidhur me ndalimin pa gjyq të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, atëherë kemi nevojë që të sqarohemi përsëri.

Unë mendoj që të kërkosh standardet demokratike në një proces të drejtësisë, aq më tepër për të zgjedhurit nga populli në krye të  Bashkisë së kryeqytetit, që merret nga zyra e çohet në burg pa u shpallur akoma i pandehur e lëre më fajtor, nuk është aspak sulm ndaj drejtësisë;  të kërkosh që drejtësia e re të kuptojë se qëllimi i lartë nuk i justifikon në asnjë mënyrë mjetet e ulëta, nuk është sulm ndaj drejtësisë, por është detyrim. Është detyrimi ynë për të ngritur zërin sepse ky është një ndër kushtet themelore të Shqipërisë 2030 në BE: Një vend ku sundon ligji dhe ku drejtësia jep vetëm drejtësi dhe nuk bën padrejtësi.

Prandaj kur ka probleme standardesh demokratikë, në një proces të drejtësisë, këtë jo mund dhe duhet ta themi tanimë, po edhe do ta themi sa herë që të jetë e nevojshme, do ta themi me kokën lart dhe do ta themi me zërin plot.

Ne heshtëm, heshtëm totalisht 5 vjet rresht, 5 vjet e më shumë madje, jo se nuk pamë probleme, jo se nuk u skandalizuam në ndonjë rast apo s’e nuk e patëm ndjeshmërinë ndaj një trysnie që ka shkuar hera-herës deri në absurd mbi punonjësit e administratës, por ne heshtëm strategjikisht, heshtëm për të garantuar një atmosferë, ku pavarësia e institucioneve të reja të drejtësisë të mund të konsolidohej, në një vend ku drejtësia s’ka pasur kurrë, kurrë, pavarësi dhe ku norma ka qenë intimidimi dhe marrja në kontroll e saj nga pushteti politik.

Sondazh

Poll