Politike

"Pavarësia shalqi me provë"/ Rama i prerë: Do të jemi kritikë ndaj një drejtësie të çalë profesionalisht!

Rama thotë se sot pavarësia është bërë si shalqi me provë që sipas tij nuk po respekton standardet demokratike. Rama më tej shprehet i prerë se do të qeveria do të jetë gjithmonë kritike ndaj një  drejtësie të çalë profesionalisht!

19 Shkurt 2025, 13:21 Nga B.Z
"Pavarësia shalqi me provë"/ Rama i prerë: Do të
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka komentuar sërish arrestimin e Kryebashkiakut Veliaj, dhe qasjen e Prokurorisë së Posaçme SPAK, kundrejt rastit. 

Gjatë një bashkëbisedimi në rrjete sociale, me ndjekësit e tij online Rama thotë se sot pavarësia është bërë si shalqi me provë që sipas tij nuk po respekton standardet demokratike. Rama më tej shprehet i prerë se do të qeveria do të jetë gjithmonë kritike ndaj një  drejtësie të çalë profesionalisht!

Rama: Tani që pavarësia më duket se është shalqi me provë, kur thotë populli madje është qartësisht burimi i një  vetëbesimi të prokurorisë dhe të gjykatës speciale, ne do të flasim për forcimin e demokracisë dhe do të jemi kritik sa herë që nga drejtësia të shkelen standardet demokratike, sepse një drejtësi e pavarur, një drejtësi profesionale, një drejtësi garante e lirive dhe e të drejtave kushtetuese të kujtdo, pa përjashtim, është thelbi i një demokracie të fortë evropiane. Ndërsa një drejtësi e pavarur, por e çalë profesionalisht dhe shpërfillëse ndaj lirive dhe të drejtave kushtetuese dhe ndaj ndarjes kushtetuese të pushteteve madje, mund të kthehet në një kërcënim për vetë demokracinë, në një problem real për shoqërinë, në një pengesë për ekonominë. E di ti, ku ndryshon një gjyq në diktaturë, në autokraci apo një gjyq në demokraci? Në autokraci prokurori dhe gjykatësi janë një, një trup i vetëm kundër të akuzuarit, ndërsa në gjyqin demokratik, jo vetëm janë të ndarë, por gjykatësi është mbi palët dhe të akuzuarit dhe akuzuesit janë tërësisht të barabartë para ligjit dhe para gjykatësit.

Sondazh

Poll