Politike

"Prokurorë e gjykatës bëhen një galloshë e vetme"/ Rama vijon sulmet ndaj Berishës: Duhet ta mbrojmë SPAK-un nga bufi dhe llumi i kënetës...

Rama më tej ka deklaruar se duhet ta mbrojnë SPAK-un nga kreu i PD-së Sali Berisha, referuar deklaratave të këtij të fundit pak ditë më parë i cili u shpreh se SPAK është një institucion që duhet shuar me çdo kusht pasi ka dështuar në misionin tij për vendosjen e drejtësisë.

19 Shkurt 2025, 13:39 Nga B.Z
"Prokurorë e gjykatës bëhen një galloshë e
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka vijuar këtë të mërkurë sulmet ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit online në rubrikën "Sy m'sy", Rama ka u shpreh se nuk do të heshtet kur prokurorë e gjykatës, sipas tij, bëhen një galloshe e vetme.

Rama më tej ka deklaruar se duhet ta mbrojnë SPAK-un nga kreu i PD-së Sali Berisha, referuar deklaratave të këtij të fundit pak ditë më parë i cili u shpreh se SPAK është një institucion që duhet shuar me çdo kusht pasi ka dështuar në misionin tij për vendosjen e drejtësisë.

Rama: Nëse ka shenja që thonë se abuzimi me pavarësinë e pushtetit të drejtësisë mund të bëhet një rrugë pa siguri juridike në trupin e shoqërisë, atëherë problemi nuk është më thjesht i atyre që keqtrajtohen direkt nga një pushtet që fryhet me vetveten, por është një problem për vendin, është një problem për shoqërinë dhe si i tillë është patjetër dhe i imi si kryeministër, jo që ta sulmojmë, por që ta kritikojmë dhe ta ndihmojmë drejtësinë të demokratizohet, të forcohet, të konsolidohet si garante e rendit ligjor, si garante e barazisë së të gjithëve para ligjit, jo duke bërë ne, prokurorin e gjykatësin e prokurorëve dhe gjykatësve, po ama duke vënë gishtin tek problematika e patolerueshme e cenimit të standardeve dhe duke nxitur të gjitha reflektimet përkatëse; jo duke marrë ne anën e të akuzuarve për pretendimet e  prokurorit dhe të gjykatësit, por duke mos heshtur kur këta të fundit e tejkalojnë kornizën e ligjit me galloshet e Maliqit dhe prokurorë e gjykatës bëhen një galloshe e vetme, si në diktaturë apo në autokraci, jo largqoftë në asnjë mënyrë duke shkrirë SPAK-un apo duke kërcënuar SPAK-un, të cilin duhet ta mbrojmë medoemos në radhë te parë nga bufi dhe nga llumi i kënetës, edhe me votën tonë në 11 maj, por patjetër dhe nga rreziku i hyrjes së vetes në qejf kur i thonë fjalës, duke luftuar të gjithë bashkë ama, paralelisht për rritjen e standardit të drejtësisë dhe për një triumf të aspiratës për një drejtësi evropiane në 11 maj. Tani zgjedhja nuk ka qenë kurrë më e qartë; o me mua në Evropë, o me bufin e kënetës prapë atje në gropë!

Sondazh

Poll