Politike

Raporti i OECD/ Gonxhe: Vlerësohet pozitivisht Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Shqipëri! 5 arritjet kryesore

Gonxhe më tej shkruan se pavarësisht zhvillimeve pozitive, nevoja për vazhdimin e investimeve në forcimin e kapaciteteve, digjitalizimi dhe bashkëpunimi institucional, mbeten kyç për forcimin e përputhshmërisë dhe përmirësimin e kushteve të punës në Shqipëri.

19 Shkurt 2025, 12:33 Nga B.Z
Raporti i OECD/ Gonxhe: Vlerësohet pozitivisht Inspektorati Shtetëror
Blendi Gonxhe

TIRANË - Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, ka ndarë raportin e OECD (Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), i cili vlerëson pozitivisht Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Shqipëri. 

Në një postim në rrjete sociale, Gonxhja shkruan se sipas raportit të OECD, Inspektoriati i Punës ka kryer 5 arritje kryesore:

-Zbatimi i platformës e-inspektimit dhe integrimi i saj me sistem të tjera;
-Fuqizimi i planifikimit të inspektimeve të bazuara në risk;
-Rritja e numrit të inspektimeve me 17.4%;
-Vlerësimi i riskut me përdorimin e AI nëpërmjet platformës “MIRA”, duke përmirësuar zbulimin e punës së padeklaruar me 30%;
-Programe të përmirësuara trajnimi për inspektorët e punës.

Gonxhe më tej shkruan se pavarësisht zhvillimeve pozitive, nevoja për vazhdimin e investimeve në forcimin e kapaciteteve, digjitalizimi dhe bashkëpunimi institucional, mbeten kyç për forcimin e përputhshmërisë dhe përmirësimin e kushteve të punës në Shqipëri.

Postimi i Blendi Gonxhes:

Raporti i OECD vlerëson pozitivisht Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore!
Raporti i OECD: ëestern Balkans Competitiveness Outlook 2024 thekson progresin e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në planifikimin e bazuar në risk, digjitalizimin, rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin institucional.
Arritjet kryesore:
Zbatimi i platformës e-inspektimit dhe integrimi i saj me sistem të tjera;
Fuqizimi i planifikimit të inspektimeve të bazuara në risk;
Rritja e numrit të inspektimeve me 17.4%;
Vlerësimi i riskut me përdorimin e AI nëpërmjet platformës “MIRA”, duke përmirësuar zbulimin e punës së padeklaruar me 30%;
Programe të përmirësuara trajnimi për inspektorët e punës.
Pavarësisht zhvillimeve pozitive, nevoja për vazhdimin e investimeve në forcimin e kapaciteteve, digjitalizimi dhe bashkëpunimi institucional, mbeten kyç për forcimin e përputhshmërisë dhe përmirësimin e kushteve të punës në Shqipëri.

Sondazh

Poll