Politike

Berisha: Kompania e LaCivita nuk merret me lobime, por vetëm me çështjen e zgjedhjeve

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka rikujtuar se e ka sqaruar më para se kjo kompani nuk ka të tilla qëllime veçse çështjen e zgjedhjeve.

19 Shkurt 2025, 12:34 Nga I.A
Berisha: Kompania e LaCivita nuk merret me lobime, por vetëm me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha sot deklaroi se kompania e Chris LaCivita nuk ka funksion apo lidhje si kompani lobimi. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka rikujtuar se e ka sqaruar më para se kjo kompani nuk ka të tilla qëllime veçse çështjen e zgjedhjeve. 

"Besoj se një deklaratë të tillë kam bërë unë para jush në zyrën time. Nuk ka kompania e kontraktuar për zgjedhje, nuk ka asnjë funksion dhe lidhje si kompani lobimi sepse në vendin e vet, këto veprimtari janë me kuadër të ndryshëm ligjor dhe bëtë mirë që ma rikujtuat. Por unë, në qoftë se shkon në konferencën e parë që kam bërë pas asaj në Rogner, kam sqaruar se kjo kompani nuk ka asnjë tagër apo angazhim për qëllime lobimi," tha Berisha.

sali berisha chris lacivita

Sondazh

Poll