Politike

Dy deputetë heqin dorë nga primaret/ Berisha: Bashkëpunimin me ta e konsideroj të çmuar

Në deklaratën për mediat, Berisha tha se bashkëpunimin me ta sot dhe në të ardhmen e konsideron si të çmuar. Ndërkohë Berisha shtoi se dy deputetët kanë pasur besimin e plotë të tij dhe ai mbështet parimin se çdo individ ka të drejtë dhe liri për të zgjedhur atë që do vetë.

19 Shkurt 2025, 12:38 Nga I.A
Dy deputetë heqin dorë nga primaret/ Berisha: Bashkëpunimin me ta
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur konsideratat për dy deputetët që kanë hequr dorë nga primaret. Në deklaratën për mediat, Berisha tha se bashkëpunimin me ta sot dhe në të ardhmen e konsideron si të çmuar. Ndërkohë Berisha shtoi se dy deputetët kanë pasur besimin e plotë të tij dhe ai mbështet parimin se çdo individ ka të drejtë dhe liri për të zgjedhur atë që do vetë. 

"Së pari unë shpreh konsideratat e tyre për dy deputetët, rolin e tyre, kontributet e tyre të pamohueshme në PD dhe garantoj se, unë bashkëpunimin me ta sot dhe në të ardhmen e konsideroj të çmuar. Po kështu, edhe për cilindo që merr këtë veprim. Këta dy deputetë dhe të tjerë kanë pasur dhe kanë besimin e plotë të Sali Berishës, por një gjë, e kam përsëritur dhe dua ta përsëris; edhe në thellësitë e territ të diktaturës, për mua liria ka qenë e drejta për të zgjedhur atë që do individi. Thelbi i lirisë është e drejta e zgjedhjes dhe për fat të mirë e kam shkruar dhe në atë kohë kur filozofia ekzistencialiste konsiderohej një nga më reaksionaret e kohës. Por unë i besoj atij parimi," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll