Politike

"Dikur ishte e paimagjinueshsme që drejtësia të godiste lart"/ Rama: Kemi luftuar për të arritur drejtësinë e pavarur që është sot...

Rama thotë se dikur ishte e paimagjinueshsme që drejtësia të godiste qeveritarët, ndërsa me Reformën në Drejtësi kjo gjë ndryshoi dhe drejtësia e pavarur sipas filloi të funksionojë duke goditur të gjithë ata që shkelnin ligjin.

19 Shkurt 2025, 13:05 Nga B.Z
"Dikur ishte e paimagjinueshsme që drejtësia të godiste
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar edhe këtë të mërkurë një bashkëbisedim me ndjekësit online përmes rubrikës "Sy m'sy". I pyetur në lidhje me drejtësinë nisur nga zhvillimet më të fundit politike në vend, Rama deklaroi se me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, sistemi i drejtësisë ndryshoi.

Rama thotë se dikur ishte e paimagjinueshsme që drejtësia të godiste qeveritarët, ndërsa me Reformën në Drejtësi kjo gjë ndryshoi dhe drejtësia e pavarur sipas filloi të funksionojë duke goditur të gjithë ata që shkelnin ligjin.

Rama: A thua vërtet kam 12 vite që s'kam bërë një zgjedhje të qartë? E para, po të mos e kisha bërë unë zgjedhjen e qartë, jo 12, po 16 vite më parë për të luftuar për një drejtësi të pavarur, kjo që sheh sot, ka qenë e shkruar në programin tonë që kur ishim në opozitë, - atëherë do të vazhdonte të ishte ende e paimagjinueshme që drejtësia të godiste majtas e djathtas deri fare lart, ashtu siç ka qenë e paimagjinueshme 100 e kusur vite, apo jo, që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe deri kur ne bëmë reformën në drejtësi, duke i hyrë këtij deti në këmbë, në një vend ku kurrë, kurrë një person i lidhur me pushtetin politik nuk ka shkuar para drejtësisë.

Sondazh

Poll