Politike

Me Vendim të Këshillit të Ministrave, lirohet nga detyra prefekti i Elbasanit, vendin e zë ish-deputeti socialist

Ndërkohë që në vend të tij është emëruar Ilir Bejtja.

19 Shkurt 2025, 13:43 Nga I.A
Me Vendim të Këshillit të Ministrave, lirohet nga detyra prefekti
Kryeministria

TIRANË- Prefekti i Elbasanit Ali Mysliu është liruar nga detyra ditën e sotme. Mësohet se më vendim të Këshillit të Ministrave, Mysliu është shkarkuar nga kjo detyre. Ndërkohë që në vend të tij është emëruar ish-deputeti socialist Ilir Bejtja.

Njoftimi i Plotë:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

ilir bejtja ali mysliu

Sondazh

Poll